Arsenal gjen zëvendësuesin e Ozil, kërkon lojtarin e Inter

Share:
Arsenal duket se “frikësohet” nga një largim i Mesut Ozil në fund të sezonit. Fantazistit gjerman i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të largohet me parametra 0 nga “topçinjtë” pasi të mbarojë sezoni. Por duket se londinezët kanë vënë në shënjestër një zëvendësues për turko-gjermanin.
Ai është Joao Mario. Portugezi i cili aktivizohet me Interin dhe para 18 muajsh u transferua nga Sporting te zikaltërit për 40 milionë euro. Mesfushori nuk ka gjetur hapësria të shumta këtë sezon te zikaltërit dhe një lëvizje e tij në drejtim të Premier League te Arsenal mund të ishte një marrëveshje që do kënaqte të gjitha palët.