E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të diskutohet nga mediat sportive gjithandej, por me këtë çështje po merren edhe disa prej lojtarëve kryesor të klubit katalanas.
Pas fjalëve të Ivan Rakitic, për të ardhmen e Messit ka folur edhe mesfushori Denis Suarez.“Leo ka qenë tërë jetën e tij në Barcelonë dhe Barcelona është klubi i tij i përjetshëm. Ne shpresojmë që ai të qëndrojë me ne në mënyrë që ta vazhdojmë ta shijojmë atë.”
“Merkato? Shumë emra po përmenden çdo ditë, por nëse do të vinin të gjithë ne tani do t’i kishin 60-70 lojtarë këtu. Por, kush do që vjen ne do t’a mirëpresim këtu.”, ka deklaruar Suarez.
