Barcelona ka gjetur ‘Messin e portierëve’

Share:

Barcelona është duke e shijuar një sezon fantastik këtë 2017/18 dhe një nga arsyeje është Marc-Andre ter Stegen.Në njërën anë Lionel Messi po vazhdon të shënojë gola, e në anën tjetër portieri gjerman po vazhdon ta mbajë portën e paprekur.

Në 17 ndeshje mes La Ligas dhe Ligës së Kampionëve , ai ka pranuar vetëm pesë gola dhe në 12 ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur.

Nuk është se portieri 24 vjeçar nuk po ka punë, pasi ai është përballur me 64 goditje, duke i mbrojtur 54 prej tyre.
Në ndeshje ndaj Juventusit, ai në minutat e fundit bëri një pritje spektakolare të goditjes së Paulo Dybalas, duke ia mohuar golin.