Barcelona kryeson garën për “yllin” e Atletico Madridit…

Share:

Ashtu si raporton sot “Le10Sport”, gjigantët e La Liga, Barcelona, janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me sulmuesin e Atletico Madrid, Antonie Griezmann, prej kohësh objektiv i Manchester United në merkato.

Në janar, kur Atletico do të federojë dy sulmues të rinj Diego Costa dhe Vietto, Griezmann do të fillojë të mendojë për të ardhmen larg “Wanda Metropolitano”. Manchester United nuk ka hequr dorë dhe do të paraqesë një tjetër ofertë për futbollistin, sapo të nis viti i ri kalendarik.


Klubi katalanas do të nis së shpejti kontaktet me futbollistin, që do të kompletonte “tredhëmbëshin” me Messi dhe Suarez, por mbetet për t’u parë vendimi i Atletico Madrid. Klubi i Simeone do të ishte “pro” kalimit të lojtarit në Premier League, në vend të që shkonte te rivalët e drejtpërdrejtë në Spanjë. Në këto kushte, “telenovela” do të mbyllet vetëm verën e ardhshme.