Barcelona siguroi kualifikimin, zbulohen kundërshtarët e mundshëm të katalanasve në Champions League

Share:
Pas barazimit të djeshëm mes Barcelonës dhe Juventusit, ekipi katalanas ka siguruar vendin e parë në renditje në Grupin D. Mundësitë janë të mëdha që Barcelona të luajë me një ekip më të dobët.
Në fazën tjetër të këtij kompeticioni, Barcelona do të luajë me kundërshtarë të dobët, të cilët janë renditur në vendin e dytë. Me përjshatim të Bayern Mynichut, ekipet e tjera janë në nivel më të ulët.

Ka qenë “Sport.es”, që ka bërë një analizë të kundërshtarëve të mundshëm, të cilët janë Bayern Munich, Basel, Shakhtar, Roma ose Porto.