Bayerni merr lajmin e keq, dëmtohet ylli i skuadrës

Share:
Bayern Munchen do të jetë pa Arjen Robben për të paktën një ndeshje, pasi holandezi lëndoi pulpën e këmbës gjatë ndeshjes kundër Anderlechtit të mërkurën mbrëma.

Robben pësoi tendosje të lehtë të pulpës të këmbës gjatë fitores së Bayern Munchen ndaj Anderlechtit mbrëmë në Ligën e Kampioneve dhe do të mungojë në udhëtim ndaj Borussia Monchengladbach.
Robben u zëvendësua pas pjesës së parë dhe sot u konfirmua nga Bayern se ai ka pësuar tendosje në pulpë.
Holandezi ka qenë i rregullt për Bayern këtë sezon, duke i luajtur 11 nga 12 ndeshjet e para të skuadrës në Bundesligë deri më tani.