Befason Dembele jep lajmin...

Share:
Ousmane Dembele mbetet në rrugën e të bërit të rikthimit të tij me Barcelonën, përpara ndeshjes “El Clasico” të dhjetorit, me Real Madridin. Ndërkombëtari i Francës ka qenë jashtë veprimit, pasi vuajti një lëndim të pësuar kundër Getafes, më 16 shtator. Kjo ndeshje ishte vetëm e treta për Dembele me fanellën e Barçës që nga përfundimi i transferimit veror prej 105 milionë eurosh nga Borussia Dortmund. Ai u ble për të ndihmuar në mbylljen e hendekut të krijuar nga largimi i Neymar te PSG, por i është mohuar mundësia për të treguar “ngjyrat” e tij të vërteta. Megjithatë, Dembele është duke mbyllur fazën riaftësuese dhe e ka rritur rregjimin e tij të trajnimit.Mendohet se do te jete gati per ndeshjen kunder Real Madrid.