Benevento vuan, por në fund ka arritur ta thyejë rekordin 87-vjeçar të United

Share:

Një rekord që zgjaste prej 87 vitesh dhe që mbahej nga Manchester United. Skuadra që e ka thyer ka qenë Benevento, që ka arritur të koleksionojë 13 humbje në 13 javët e para të kampionatit italian.

Në majin e 2016-ës, Benevento është ngjitur në Serinë B për herë të parë në historinë 87-vjeçare të klubit. Ecuria pozitive ka vijuar në vitin pasues, me verdhekuqtë që kanë siguruar kalimin në kategorinë kryesore të futbollit italian. Dy javë më parë rekordi aspak i dëshiruar mbahej akoma nga “Djajtë e Kuq”, të cilët kanë humbur 12 ndeshje në 12 javët e para të kampionatit në sezonin 1930-31.

Tani, me humbjen 2-1 të pësuar kundër Torino-s, që ka ardhur pas asaj të pësuar kundër Juventus, 5 nëntorin e kaluar, Benevento ka arritur të thyejë rekordin. Ata janë mundur 2-1 në shtëpi nga Sassuolo në minutën e 94-t të ndeshje, pasi miqtë kishin humbur edhe një penallti në minutën e 92-të./telesport/