Sipas mediave gjermane, nuk është bërë e ditur se çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes palëve, por kjo tregon edhe njëherë se Aubameyang mund të jetë duke e luajtur sezonin e fundit në Bundesligë.
“Aubameyang është larguar nga skuadra për ndeshjen e nesërme me Stuttgartin për arsye disiplinore”, shkruan klubi në rrjetet sociale.
