
U quajt një dështim. U përqesh gjatë prezantimit në stadiumin e ri pasi gaboi gjatë xhonglimit të topit.
Paulinho, i cili në ditët e fundit të merkatos u transferua nga Guangzhou Evergrande te Barcelona duke përmbushur një ëndërr të vjetër, u kritikua nga tifozët e tij, nga media, shkurt nga e gjithë bota e futbollit.
Por ai zgjodhi që përgjigjen ta jepte në fushën e lojës. Dhe ka bërë një start fantastik të karrierës së tij te Barça.

Përveç punës së palodhur që bën në fushën e lojës, duke ndihmuar sulmuesit të cilët ndihen më të sigurt kur shohin që kanë një “motor” si ai pas shpine.
Por statistika që po çmend tifozët e Real Madrid është pikërisht ajo e golave të shënuar. Mesfushori brazilian ka gjetur rrjetën katër herë, aq sa ka shënuar komplet sulmi i Los Blancos, Ronaldo, Benzema dhe Bale.
Ok, Bale ka qenë i dëmtuar, por portugezi dhe francezi kanë luajtur pothuajse çdo minutë në La Liga dhe prapëseprapë nuk kanë shënuar më shumë gola se Paulinho./telesport/