Dorëzohet Mourinho: Fellaini largohet në verë, s’mund të bëj asgjë!

Share:

E pranon edhe Jose Mourinho, Marouane Fellaini do të largohet me parametër zero nga Manchester United në përfundim të sezonit. Mesfushori belg ka refuzuar ofertën e “Djajve të Kuq” për rinovimin e kontratës, pasi nuk pranon të firmosë për më pak se 170 000 paund në javë. Për 30-vjeçarin ka patur oferta nga klube të ndryshme si PSG dhe Besiktas. Portugezi u shpreh se situata e Fellainit është jashtë kontrollit të tij.
“Po, e di dhe jam i shqetësuar që Fellaini do të largohet në verë.Nuk mund të bëj asgjë për të ndryshuar situatën. Diskutimi është mes bordit drejtues dhe futbollistit, unë jamë jashtë marrëveshjeve kontraktuale. I respektoj të dyja palët, lojtarin dhe bordin. Fellaini është në të drejtën e tij për të vendosur për të ardhmen, shpresoj që palët të mirëkuptohen.”
Sa i përket diferencës prej 8 pikësh me Manchester City-n në Premier League, Mourinho theksoi se skuadra e tij nuk duhet mendojë për këtë, por vetëm të bëjë më të mirën në çdo ndeshje.