Braziliani po bëhet gati për të ndjekur në “San Siro” takimin që Milani do të luajë sot kundër Austrisë së Vjenës.
"Është diçka shumë speciale që të kthehem pas 3 vitesh. Unë kam qenë e do jem gjithnjë i Milanit, me Milanin në zemër sepse kam rënë në dashuri dhe raporti im me këtë shoqëri është shumë i bukur”, tha fillimisht ai.Shumë tifozë e duan fituesin e “Topit të Artë” prapë në klubin kuqezi, këtë herë me një detyrë të re, ose pse jo në ekip.
“Hë për hë është e vështirë për të folur për këto gjëra. Është shumë bukur që unë po rri afër Milanit, pastaj të shikojmë se çfarë do të bëjmë. Ideja është e qartë për të gjithë. Të kthehet protagonist në Itali dhe Europë, siç ka qenë gjithmonë. Sa kohë do të duhet? Varet nga rezultatet në fushë dhe vendimet që dot ë merren. Të presim dhe të shikojmë çdo vit si procedon ekipi dhe çfarë ndodh”, tha ai.
