EKSKLUZIVE: Dhunë seksuale mbi një femër shqiptare, ylli brazilian dënohet me nëntë vite burg

Share:

Robinho është dënuar me nëntë vite burg pasi doli të jetë fajtor për një dhunë seksuale.

Gazzetta dello Sport ka zbuluar se ish-ylli i Milanit është njëri nga pesë shokët të cilët u shpallën fajtor për dhunimin e një femre shqiptare në një klub nate në Milano më 22 janar 2013.Në atë kohë, Robinho luante për Rossonerët.
Braziliani, tani 33 vjeçar, aktualisht luan në vendlindjen e tij me Atletico Mineiro.
Edhe pse është shpallur fajtor, sistemi i drejtësisë italiane lejon që të akuzuarit të apelojnë, që nënkupton se vendimi, para së gjithash, vihet në pritje.