Formacionet startuese: Reali kërkon kualifikimin në ndeshjen ndaj APOEL-it

Share:

Real Madridi është mysafir i APOEL Nicosias për ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos do ta kërkojnë fitoren në këtë duel, pasi duan të sigurojnë kualifikimin dhe njëherësh do të përpiqen që ta zënë edhe vendin e parë në Grupin H.

Të zgjedhurit e trajnerit George Donis do ta kenë të vështirë t’u bëjnë ballë atyre të Zinedine Zidane.
Formacioni startues i APOEL Nicosias: Perez, Lago, Rueda, Pote, Vinicius, Zahid, Sallai, Morais, Vouros, Aloneftis, Carlao.
Formacioni startues i Real Madridit: K. Casilla, Carvajal, Varane, Nacho, Ronaldo, Kroos, Benzema, Modric, Marcelon, Lucas V., Asensio.