
Tifozët e Bayern Munich shpesh herë dinë të bëjnë protesta, ku shumica e tyre janë me vend.
Ata protestojnë për çmimet e larta të biletave në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Të njëjtën gjë e kishin bërë edhe në ndeshjen me Anderlechtit në Belgjikë.
“100 euro bileta? A u ngop lakmia juaj?!”, ishte parulla e hapur prej tyre në stadium.
Përveç kësaj, tifozët hodhën në fushë kartëmonedha 500 eurosh të falsifikuara.