Ibrahimoviç rrezikon serisht dëmtimin

Share:

Zlatan Ibrahimovic ësht ënjë luan, një luftëtar i lindur, i rikthyer në kohë rekord nga dëmtimi i rëndë në gju, me dëshirën për tu përaqitur në fushë edhe më i fortë se më parë. Duke ia dalë mbanë për momentin, duke parë që Mourinho e grumbulloi normalisht për ndeshjen e fundit të Manchester United në Premier League, madje duke e aktivizuar në fushë gjatë 15’ minutave të fundit, gjatë një fitore të siguruar. Por gjithçka shumë më shpejt se koha e parashikuar për rekuperimin e suedezit. Gjithçka mirë, reagime pozitive nga fusha, ndonëse nga Suedia ka nga ata që nuk janë të bindur. Markus Walden, një specialist që ndryshe nga rryma, ka theksuar se si në raste të ngjashme, rreziku për rrëzimin dhe përsëritjen e dëmtimit është më i lartë se kurrë.

Momenti është shumë delikat, sepse më në fund Ibrahimovic po rikthehet të luajë pas muajsh të tërë të kaluar në infermeri, më pas në terapi dhe në stërvitje për tu rikuperuar në 100% të formës së tij fizike, për tu rehabilituar nga dëmtimi në gju, që e detyroi të mungojë gjatë të gjithë pjesën e dytë të sezonit të kaluar dhe fillimin e këtij edicioni. Do të duhej të rikthehej në fund të vitit, por dëshira dhe temperamenti e ndihmuan që të rikuperojë me shpejtësi rekord. Ai që prish entuziazmin është doktori Markus Walden, specialist në fushën e tij. “Legamenti mund të këputet sërish. Risku është më i madh në vitin e parë pas operacionit. 3/4 e legamenteve të kroçiatit që këputen, e bëjnë përgjithësisht brenda një viti e gjysmë nga dëmtimi i parë. Duhet patur kujdes dhe qetësi ekstreme”, përfundoi mjeku suedez.