Icardi ka 7 ndeshje në dispozicion për të kapur “këmbën e majtë të Zotit”

Share:
Mauro Icardi po futet në historinë e Inter me shiritin e kapitenit. Ka disa objektiva personalë për të arritur, në pritje që të fitojë trofe me skuadrën. Të fundit, në sezonin 2010-11, e ngriti në qiellin e Romës Javier Zanetti: ka qenë Kupa e Italisë numër shtatë, ajo e fituar kundër Palermo-s në finalen e “Olimpico”-s. Në pritje që Maurito të imitojë ish-kapitenin, ka filluar përgatitjet për ndeshjen e të dielës në mbrëmje kundër Atalanta-s në Milano, prej ku do të nisë vrapin për të ngushtuar diferencat me tre legjenda të Inter-it: Mario Corso, Angelo Domenghini dhe Christian Vieri.

Tre lojtarë që kanë bërë të ndihen krenarë tifozët zikaltër. Të tre bashkë kanë fituar 14 trofe me Inter-in. dy të parët kanë pushtuar Europën dhe Botën në dy raste, i treti ka fituar renditjen e golashënuesit më të mirë të Serisë A në sezonin 2002-03. Ka gjithçka te këto tre shembuj. Sukseset e Interit të Madh të Helenio Herrera-s nga njëra anë, një qendërsulmues i pastrë nga tjetra. Atalanta, Cagliari, Chievo, Juventus, Udinese, Sassuolo dhe Lazio janë shtatë ndeshjet që do të tregojnë nëse Icardi është gati të bëhet pjesë e këtij grupi.
“Këmba e majtë e Zotit” e Mario Croso-s, siç e pagëzoi trajneri i Izraelit, Gyula Mandi, në 1961-in, ka shënuar 94 gola me Inter, nga 1957-a në 1973-in. Icardi është në kuotën e 89 realizimeve dhe në shtatë ndeshje, deri në fundin e vitit, mund ta arrijë dhe kalojë atë. Për më tepër, numri i ndeshjeve mund të shkojë në 9 deri në fundin e 2017-ës, nëse kapiteni do të luajë në 1/8-at e Kupës së Italisë kundër fitueses së Cagliari-Pordenone në mesin e dhjetorit dhe turnin pasardhës të 27 dhjetorit, ndoshta kundër Milan. Të gjitha këto, raste më shumë për të shënuar. Duke qëndruar te ndeshjet e kampionatit, nëse Icardi do t’i luajë të gjitha deri në fundin e vitit kalendarik, do të kapte Domenghini-n në kuotën e 165 ndeshjeve në total me Inter dhe Vieri-n, 144 ndeshje në kampionat.