Mesfushori sulmues i Napolit kishte ka luajtur vetëm 15 minuta në dy ndeshjet ndaj Suedisë, ku Italia u eliminua dhe nuk arriti të shkojë në Kupën e Botës për të parën herë pas 60 viteve.
“Jam shumë i zhgënjyer që nuk kam marrë pjesë në Kupën e Botës, kjo është kryesorja,” shprehet Insigne për Il Mattino.
“I dija rregullat e përfaqësueses që në ditën time të parë: nuk ka rëndësi se kush luan dhe vendimet gjithmonë duhen respektuar. Këtë e kam bërë edhe kur jam aktivizuar vetëm një minutë.
“Për ekipin kombëtar unë do të luaja edhe në portë, pasi është një fanellë e cila duhet respektuar pa diskutim. Trajneri bëri zgjedhje të tjera, ai mendoi se ata ishin lojtarët e duhur për të na dërguar në Kupën e Botës.”
Raportohet se De Rossi i ka kërkuar Ventura-s që në fushë të futej Insigne kur është pyetur për të dalë të nxehet.
