Ish-zyrtari vetëvritet pas akuzave për ryshfete në gjyqin e Fifa-s

Share:

Një ish-zyrtar i futbollit argjentinas ka vrarë veten vetëm disa orë pasi ishte akuzuar për marrje ryshfetesh gjatë një gjyqi që po zhvillohet në New York që po ekzaminon keq-bërjet e trupit qeverisës së futbollit, Fifa.

Jorge Delhon, 52 vjeç, një avokat i cili ka punuar në All, një program qeveritar që mban të drejtat televizive të vendit, është akuzuar se ka pranuar $500,000 ryshfet nga 2011 deri në 2014.

Akuzat janë bërë nga Alejandro Burzaco, një ish-drejtor i marketingut sportiv, i cili është shpallur fajtor për korrupsion dhe është duke ndihmuar autoritetet amerikane gjatë gjyqit të Fifa-s.

Burzaco pretendoi se kishte arritur marrëveshjen për të marrë ryshfete bashkë me Delhon dhe një zyrtar tjetër argjentinas për të marrë të drejtat televizive për ndeshjet vendase të klubeve.Pak pasi kishte bërë akuzat të martën, policia në Buenos Aires ka shpallur se Delhon kishte vrarë veten.