Emre Can, Goretzka, Gimenez por edhe De Vrij dhe Juanfran.
Te 5 futbollistet jane ne fund kontrate dhe do te ishin goditje goditje te medha duke pasur parasysh se te gjithe pervec Juanfran jane nen moshen 25 vjec.
Ndersa agjentet e Emre Can dhe Gimenez kane pranuar publikisht nisjen e bisedimeve me Juventus, per Goretzka konkurenca eshte shume e forte me skuadra si Barcelona, Bayern dhe Manchester City qe jane gati te ofrojne page marramendese dhe garanci teknike per yllin e Schalke 04.
De Vrij eshte ne tratativa rinovimi me Lazion por edhe nese arrin marreveshjen, ne kontrate do te perfshihet nje klauzole e ulet per dike me vlerat e tij (25 milione). Nese Howedes nuk bind dhe me terheqjen e mundshme te Barzaglit, Juventus mund te tentoje goditjen e dyfishte De Vrij - Gimenez.
Per krahun e djathte te mbrojtjes nese De Sciglio nuk del mbi pritshmerite dhe me lamtumiren e mundshme te Lichteiner, Juanfran mund te kthehet ne objektivin kryesor, me Marottan qe shpreson te realizoje nje tjeter goditje alla Khedira.
Duke shtuar edhe rikthimin ne baze te Caldara, Spinazzola dhe ndoshta edhe Lirola, misioni "ulje e moshes mesatare" mund te realizohet duke mos nxjerre asnje euro nga xhepi.
