Barcelona përballet me kërcënimin e mbylljes së stadiumit “Camp Nou”, nëse dëgjohen apo evidentohen tifozë që këndojnë kore ose shfaqin banera me përmbajtje anti-spanjolle. Gjigantët katalanas kanë qenë mbështetës të zjarrtë të pavarësisë së rajonit nga Spanja. Ditë përpara referendumit Barça ngriti zërin teksa Rojat Civile Spanjolle po arrestonin zyrtarët katalans. Klubi pretendoi se po mbronte demokracinë, lirinë e fjalës dhe vetë vendosmërinë. Ai qëndrim i drejtuesve bëri që Camp Nou të ezaurohej në kapacitetin e plotë 99 mijë, ku u raportuan kore kritikuese ndaj Spanjës, duke mbështetur pavarësinë.
Një situatë, përsëritjen e të cilës shefat e futbollit spanjoll po synojnë ta parandolojnë. Presidenti i La Liga, Javier Tebas, deklaroi: “Së fundmi kanë qenë të rralla raportimet për kore dhe qëndrime të dhunshme në stadium. Ankesat janë bërë publike. Nëse do të ketë sanksione për thirrje kritikuese ndaj Spanjës, të bëra nga Barcelona, dhe komiteti do t’i konsiderojë, atëherë ‘Camp Nou’ mund të mbyllet. Çështja e pavarësisë ka kaluar tashmë, por ajo që ka ndodhur gjatë muajve të fundit ka ndikuar te Barça. Unë njoh persona, të cilët nuk u pëlqen aspak ajo që ka ndodhur, ndonëse mund të jetë vetëm 0.01 %”./telesport/