Ky është Formacioni i Shekullit sipas UEFA-s

Share:


Tashmë është bërë traditë që Uefa të publikojë Formacionin e Viti sa herë që vjen fundi. Por këtë herë, përveç atij të vitit, trupi qeverisës i futbollit evropian, pasi ka bërë llogaritë e nevojshme, ka publikuar Formacionin e Shekullit të 21-të.



PORTIER


Iker Casillas – 6 herë portieri i vitit (2007, 08, 09, 10, 11, 12)

Real Madrid/Porto/Spanjë

Kapiteni i Spanjës në Euro 2008 dhe Euro 2012 gjithashtu ka ngritur edhe trofeun e Kupës së Botës në 2010 – tre nga gjashtë herët që ka qenë në formacionin e vitit. Gianluigi Buffon (katër herë i përzgjedhur) dhe Manuel Neuer (tre herë) janë rivalët kryesorë të numrit 1.


MBROJTËS
Carles Puyol – 6 (2002, 05, 06, 08, 09, 10)

Barcelona dhe Spanjë

Ka shijuar një ecuri të artë nga 2005 e më tej, duke fituar Champions League me Barça-n në 2006, 2009 dhe 2011, si dhe Euro 2010 dhe Kupën e Botës duke u kthyer në një nga qendërmbrojtësit më të mirë të kontinentit.

Philipp Lahm – 5 (2006, 08, 12, 13, 14)

Bayern Munich dhe Gjermani

Një nga lojtarët me më tepër vazhdimësi në dekadën e kaluar. Lahm ishte pjesë e skuadrës së viti për tre vite radhazi, deri sa i erdhi fundi në fund të 2015.

Sergio Ramos – 6 (2008, 12, 13, 14, 15, 16)

Real Madrid dhe Spanjë

Pesë përzgjedhje radhazi janë një tregues i mirë se kush është qendërmbrojtësi i Real Madrid, i cili më përpara përzgjodh për ndihmën që i dha Spanjës për të fituar Euro 2008. A do të jetë pjesë e ekipit edhe këtë vit?

Gerard Pique – 5 (2010, 11, 12, 15, 16)

Barcelona dhe Spanjë

Nominuar shtatë herë në tetë vitet e fundit – duke u përzgjedhur në pesë nga këto raste – Pique vazhdon të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin dhe vendin e tij.


MESFUSHORË

Xavi Hernandez – 5 (2008, 09, 10, 11, 12)

Barcelona dhe Spanjë

Megjithëse ishte nominuar që në 2005, ai arriti të përfshihej vetëm në 2008, kur Spanja fitoi Europianin – më pas ai ishte një pjesëmarrës seria falë arritjeve në klub dhe me Spanjën.

Andres Iniesta – 6 (2009, 10, 11, 12, 15, 16)

Barcelona dhe Spanjë

Si partneri i mesfushës Xavi, në momentin që u bë pjesë e formacionit të vitit, nuk e lëshoi më për vite me radhë deri në 2013 dhe u rikthye në 2015 duke ruajtur vendin e tij vitin e kaluar.

Steven Gerrard – 3 (2005, 06, 07)

Liverpool dhe Angli

Një nga pesë mesfushorët e përzgjedhur tre herë. Gjithsesi, shtatë nominimet ishin vendimtare që ai të fitonte vendin e tij te Formacioni i Shekullit, duke lënë jashtë Kaka, Ronaldinho dhe Nedved dhe Zidane.


SULMUES

Cristiano Ronaldo – 11 (2004, 07, 08, 09,10,11, 12, 13, 14, 15, 16)

Manchester United/Real Madrid dhe Portugali

Nëminuar për një shifër rekord 13 herë, fenomeni portugez është përfshirë plot 11 herë në Formacionin e Vitit, tre herë se çdo lojtar.

Lionel Messi – 8 (2008, 09, 10, 11, 12, 14, 15, 16)

Barcelona dhe Argjentina

Si Ronaldo, Messi është kategorizuar te mesfushor, duke arritur përzgjedhjen e tij të parë në 2006 dhe nuk ka arritur të përfshihet vetëm një herë, në 2013, që kur debutoi në 2008.

Thierry Henry – 5 (2001, 02, 03, 04, 06)

Arsenal dhe Francë

Një kandidat i gjatë edicioneve të para. Vazhdimësia e Henry ishte aq e frikshme sa që hyri pesë herë në përzgjedhjen finale, duke përfshirë katër të parat – i vetmi lojtar që e ka arritur këtë gjë.