Ai gjatë verës u largua nga Monaco në formë huazimi te PSG-ja, që në vitin 2018 do të paguajë 180 milionë euro për talentin francez.
Para derbit të së dielës, trajneri Unai Emery e di se do të jetë e veçantë kjo sfidë për Mbappen, por thotë se është gati për të djersitur tani fanellën e PSG-së.
“Mbappe do të kthehet në Monaco për herë të parë. Mendoj se është normale për të që të ndihet ndryshe”, tha ai.
“E di se është diçka speciale për të, por tani luan me fanellën e PSG-së dhe jam 100 % i sigurt se do ta përfaqësojë me krenari”, shtoi Emery.