Më në fund me sa duket është marrë vendimi përfundimtar nga federata italiane e futbollit. Sipas Sky Sport Italia trajneri Giammpiero Ventura është shkarkuar nga drejtimi i kombëtares së Italisë. Në këtë mënyrë stoli italian është i gatshëm të presë trajnerin e ri.
Por u mendua se do largohej edhe presidenti i federatës, Carlo Taveçhio por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Një gëzim “përgjysëm” ai i tifozëve italianë që donin “ndëshkimin” e të gjithëve për dështimin e kombëtares italiane e cila nuk arriti të kualifikohej në Botërorin Rusi 2018.
