Mançini trajneri i ri i Italisë? Kjo është përgjigja e teknikut

Share:
Pas shkarkimit të Venturës, nga stoli i Italisë, u përfol se zëvendësues i tij mund të ishte dhe Roberto Mançini.
Ish-trajneri i Interit dhe Mançester City, ka reaguar dhe vetë pas këtyre zërave.

Në një deklaratë për mediat, Mançini u shpreh se ai është i kënaqur te Zenit dhe nuk ka ndërmend që të largohet që aty.

“Nuk jam i befasuar që emri im është në listë, por jam i lumtur te Zeniti dhe nuk jam duke menduar për kombëtaren. Objektivi im është që të fitoj titullin në Rusi”, ka deklaruar Mancini.