Mbyllet takimi Valencia - Barcelona, ja rezultati

Share:

Valencia e Barcelona kanë barazuar 1:1 në “Mestalla”, barazim që i konvenon Realit që ngushton diferencën me liderin në tetë pikë.

Valencia dhe Barcelona kanë vazhduar me formën e mirë në La Liga, duke mbetur pa humbje.

Në xhiron e 13’të, të besuarit e Ernesto Valverdes morën një pikë të artë në “Mestalla”, duke barazuar 1:1 me Valencian, shkruan Gazeta Express.

Valencia kaloi e para në epërsi kundër Barcelonës me golin e Rodrigos në minutën e 60’të, barazoi gjithçka Jordi Alba në minutën e 82’të, pas një asistimi të mrekullueshëm nga Leo Messi.

Kjo ndeshje do të kishte qenë e Barcelonës nëse gjyqtari në pjesën e parë do t’ia kishte pranuar Lionel Messit një gol krejtësisht të rregullt.

Sido që të jetë, pas këtij barazimi, Barça tani ka 35 pikë ndërsa Valencia 31. Diferenca mes Barcelonës dhe Real Madridit tani është ngushtuar në tetë.