Messi, Higuain dhe Dybala; fotografia e tyre po çmend rrjetet sociale

Share:

Barazimi pa gola mes Juventusit dhe Barcelonës, mbrëmjen e së mërkurës në Torino, i la të dyja ekipet të kënaqura. Barça siguroi vendin e parë, ndërsa klubi italian mban pozicionin e dytë të Grupit D, kur ka mbetur të luhet edhe nga një ndeshje në këtë raund të Champions-it. Përtej rezultatit, një nga lajmet e mëdha të natës së mërkurë ishte Leo Messi, i cili u zëvendësua (e nisi nga stoli) për herë të parë te Barça në 13 muajt e fundit. Argjentinasi e mori mirë vendimin e Ernesto Valverde për ta lënë në stol. Gjatë ndeshjes, Messi u pa ngrohtë dhe duke qeshur, teksa shikonte ndeshjen me interes derisa erdhi radha e tij. Kjo tregonte pa mëdyshje se e kishte pranuar rotacionin e tij pa probleme.

Pas ndeshjes, ju mund të shihni imazhin përfundimtar, që konfirmoi gëzimin e Leos. Me këtë rast, “10” e Barçës ndau protagonizmin me dy lojtarë të tjerë argjentinas nga Juventusi. Në foto, sulmuesi shfaqet në tunelin e dhomave të zhveshjes, duke folur me bashkatdhetarët e tij Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala. “Snapshot” u bë virale në vetëm disa minuta. Natyra me të cilën flasin tre sulmuesit argjentinas, të relaksuar, të kënaqur nga puna e bërë dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrat e tyre, revolucionoi tifozët, sidomos argjentinasit, që tashmë mendojnë për Kupën Botërore në Rusi.