Milan vihet në gjurmët e yllit të Chelsea

Share:

Milan ka pasur një fushatë shumë aktive në merkaton e kaluar, duke shpenzuar 200 milionë euro për blerjen e 11 futbollistëve: A.Donnarumma, Conti, Bonucci, Musacchio, Rodriguez, Kessie, Biglia, Calhanoglu, Borini, Silva dhe Kalinic. Megjithatë, skuadra e trajnerit Vincenzo Montella nuk e ka nisur mirë sezonin dhe mbeten larg vendeve të para. Vetë pozitat e trajnerit po lëkunden dhe ndeshja e ardhshme e kampionatit nuk do të jetë aspak e lehtë kundër Napolit kryesues.

Gjithsesi, kuqezinjtë do të vazhdojë të kërkojnë përmirësimin e ekipit nëpërmjet merkatos dhe sipas asaj që shkruajnë disa gazeta në Angli, emri i tyre i preferuar është braziliani Willian i Chelsea. Faktikisht, Milan do të përpiqet të marrë sulmuesin Lucas Moura nga Paris SG, gjatë merkato së janarit 2018 dhe nëse dështon, e gjithë vëmendja do të përqendrohet më pas te Willian, që ka humbur vendin e titullarit te Chelsea dhe te kombëtarja e Brazilit. Kosto e transferimit shkon rreth 35 milionë euro.