Edhe pse shpenzoi mbi 200 milionë euro për 12 lojtarë, Milani është duke vuajtur për rezultate.
Klubi italian kishte shpresuar që të rikthehej në majat e futbollit me pronarët e rinj, por ende nuk janë ato shenja, pasi fajtori kryesor është Vincenzo Montella.
Sipas asaj që raporton ‘Sky Sport’, Milani do ta shkarkoj Montellan, pasi e dëshiron transferimin e Antonio Contes nga Chelsea.
Conte nuk po kalon momente të mira në Londër, pasi kërkesat që i kishte për transferimin lojtarëve, nuk iu plotësuan.
Milani dëshiron që ta transferoj ish trajnerin e Juventusit që fitoj tre Scudetto radhazi në fund të këtij sezoni, duke i premtuar një buxhet të majm për transferime.
