Napoli dhe Milan ndeshen në derbin e Serie A në fundjavë. Lideri nga renditja kërkon fitoren e radhës për ta vazhduar kryesimin.
Por, “Rossonerët” ndihen në formë më të mirë se në javët paraprake dhe po ashtu kërkojnë pikë.
Këto janë formacionet e mundshme:
NAPOLI (4-3-3): Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne.
MILAN (3-4-2-1): Donnarumma; Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Abate, Kessiè, Biglia, Borini; Suso, Bonaventura; Kalinic.
