Sulmuesi i Paris – Saint – Germain Neymar është padyshim lojtari që gëzon vëmendjen maksimale nga e gjitha bota e futbollit, e sidomos mediat për të bëmat e tij së në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Ai konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë në botë për momentin, madje duke e krahasuar edhe me legjendën braziliane Ronaldinho, por kur përmendet emri i tij, Neymar thërret për kujdes.
“Askush nuk mund të krahasohet me Ronaldinho Gaucho. E mbaj mend atë, lojen, driblimet e tij. Ai ka bërë histori me Barcelonën histori me Brazilin dhe po vazhdon të bëj histori.”, ka deklaruar Neymar.
