Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp ka munguar në seancën e sotme stërvitore për shkak të një problemi shëndetësor.
Klopp është transportuar në spital pasi ka lajmëruar ndihmësit e tij që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, me stafin që ka sugjeruar që të kryente analizat e duhura. Trajneri kishte filluar të ndihej keq gjatë natës.
Gjithsesi, nuk duhet asnjë ndërhyrje kirurgjikale dhe raportohet se trajneri ndihet më mirë.
Si pasojë, Klopp nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në seancën e radhës stërvitore të Liverpool dhe është e paqartë se kur do të rikthehet.
“Jurgen Klopp është shtruar në spital ditën e sotme si masë parandaluese, pasi ndihej i sëmurë,” ishte deklarata zyrtare për shtyp e klubit.
