Zidane po kalon momentin më të vështirë dhe pas barazimit pa gola në derbin ndaj Atletico Madrid, Los Blancos janë plot 10 pikë larg kryesuesve të Barcelona-s në garën për titull, dhe asnjë ekip i La Liga-s nuk ka rikuperuar një deficit kaq të madh.
Don Balon pretendon se presidenti i klubit Florentino Perez është gati të zëvendësojë francezin me trajnerin gjerman për të ndalur ecurinë e keqe.Gjithsesi, mundësia që 57-vjeçari të largohet nga Gjermani është shumë e ulët pasi ai kërkon të mbrojë titullin kampion në Rusi 2018.
Nga jashtë duket se ka mosmarrëveshje brenda në dhomat e zhveshjes së Real Madrid, me Ronaldo që thuhet të ketë konfrontuar ashpër Zidane përpara ndeshjes ndaj Atletico-s.

Dario Gol raporton se 32-vjeçari nuk është i lumtur me jetën në Madrid dhe ka kritikuar Zidane për largimin e Pepe, Morata dhe James Rodriguez verën e kaluar.
Dhe pas barazimit ylli portugez ka kritikuar edhe Modric, Asensio dhe Isco në dhomat e zhveshjes.
