David de Gea është rikthyer si objektiv i Real Madridit.
“Cadena SER” raporton se “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë rreth 70 milionë euro për transferimin e portierit nga Manchester United.
De Gea ishte shumë pranë kalimit në Santiago Bernabeu në verën e vitit 2017 por shkëmbimi me Keylor Navas dështoi pas vonesës në përcjelljen e dokumentacionit në zyrat e ligës spanjolle.
Megjithatë, portieri nga Madridi është sërish objektiv i klubit kampion të Evropës për vitin 2018.
