Shkodran Mustafi: “Ju pëlqen m..i, m..i më i madh!”

Share:

Pavarësisht fitores së të shtunës kundër Tottenham, Arsenal mbetet ende jashtë zonës së Kupave të Europës, duke mbajtur të njëjtin pozicion në Premier League. Një ambient i nxehtë me futbollistët të nervozuar dhe tensionuar. Mbrojtësi i ‘Topçinjve’, Shkodran Mustafi, ka kritikuar gazetarët, të cilët shpesh herë, sipas futbollistit me kombësi shqiptare, që përfaqëson Gjermaninë, krijojnë polemika përreth tij për çështje merkato.



“Juve ju pëlqen që të merrni mutin, mutin më të madh. Kjo është puna juaj. Njerëzit jashtë flasin dhe mendojnë për gjërat që nuk e kanë as idenë më të vogël. Ajo ë ndodh në dhomat e zhveshjes është gjëja e vërtetë. Nuk e kuptoj pse njerëzit flasin për gjëra që nuk mund t’i dinë. Natyrshëm ka aq shumë gazeta, kanë nevojë për diçka mbi të cilën të shkruajnë, sepse do të ishte e mërzitshme me gazetën bosh”, ishte përgjigja e egër e Mustafit, kur u pyet se sa pranë largimit nga Arsenal ishte gjatë merkatos së verës./telesport/