Super lajm per tifozet e Manchester United

Share:

Zlatan Ibrahimoviç dhe Paul Pogba janë të dy të përshtatshëm për përplasjen e Premier League, të Manchester United me Newcastle, ka konfirmuar Jose Mourinho. Ibrahimoviç nuk është shfaqur për “Djajtë e Kuq” që nga prilli, pas një lëndimi të rëndë në gju, megjithëse kjo nuk e pengoi klubin nga Old Trafford” t’i ofrojë atij një marrëveshje të re njëvjeçare. Ndërkohë, Pogba, është “zhdukur” që nga shtatori, pas një lëndimi të rëndë gjatë fitores së grupit të Ligës së Kampionëve në Bazel. Por, të dy janë të gatshëm të kthehen, së bashku me Marcos Rojo, i cili ka lënë pas një dëmtim në gjunjë. Duke folur për “MUTV”, Mourinho konfirmoi disponueshmërinë e tyre, teksa tha: “Lojtarët që qëndruan këtu dhe janë duke u shëruar nga dëmtimet, madje edhe ato që po shërohen nga lëndimet e mëdha, janë të gatshëm të luajnë”.


Kur u shtrëngua të thoshte se cilët individë specifikë ishin të aftë, ai u përgjigj: “Pogba, Ibrahimovic dhe Marcos Rojo”. Ibrahimoviç shënoi 28 gola gjatë sezonit të tij të parë në futbollin anglez dhe Mourinho pret që ai të formojë një partneritet vdekjeprurës me nënshkrimin e verës prej 75 milionë eurosh, Romelu Lukaku. “Ai është një personalitet i pabesueshëm, – u tha gazetarëve. – Ne të gjithë ishim duke thënë se në vitin 2017 do të kthehet, por po bëhet gati të luajë në mes të nëntorit. Nuk mund të presim që ai të luajë 90 minuta, ose ndeshje të njëpasnjëshme. Ai mund të luajë me Lukakun. Pogba? Është e qartë që ju mund të shihni se ishte një Manchester United tjetër këtë sezon, para dhe pas lëndimit të tij. Ai ka cilësi që ndikojnë qasjen tonë në ndeshje”.