Suso “paralajmëron” Napolin: Jemi gati për luftë…
Eshtë një Suso i vendosur dhe i karikuar në maksimum, ai që është rikthehet në Milanello, pas impenjimit me kombëtaren spanjolle. Sulmuesi i skuadrës së Vincenzo Montella, në fund të stërvitjes ka bërë një fotografi me shokët e ekipit Biglia dhe Musacchio, duke e publikuar më pas në profilin e tij në “Instagram”. “Gati për luftën” – ishte dicitura në krah të fotografisë. Një dëshmi shumë e qartë për një ambient të bashkuar dhe të karikuar për t’i dhënë vazhdimësi fitores së arritur ndaj Sassuolo. Kundërshtari është më i vështiri i mundshëm, Napoli kryesues, të shtunën në “San Paolo”.
