Tensionohet situata në Real Madrid

Share:
Mediat spanjolle raportojnë se tensionet mes Cristiano Ronaldos dhe Sergio Ramosit janë duke u rritur.
Sipas Marcas, komentet e ashpra të Ronaldos për çështjen e transferimeve të Real Madridit gjatë afatit kalimtar veror nuk janë pritur aspak mirë nga kapiteni Sergio Ramos.

Portugezi e ka kritikuar vendimin e klubit për ta shitur James Rodriguezin, Alvaro Moratan dhe Pepen gjatë verës pas humbjes së Real Madridit ndaj Tottenham në “Wembley” muajin e kaluar, diçka që Ramos e kundërshtoi menjëherë.

Mendohet se Ronaldo po e sheh statusin e tij në dhomat e zhveshjes duke u shkatërruar pas largimit të treshes, bashkë me bashkëkombësin e tij Fabio Coentrao, pasi të katër lojtarët në fjalë kanë qenë personat më të afërt të Cristianos në Real.

Në anën tjetër, Ramos ka marrëdhënie të shkëlqyera pune me të rinjtë e Realit, si dhe profesionistët me më përvojë.