
Neymar u shfaq i zemëruar pas pyetjes nëse do të largohet nga Paris Saint-Germain dhe transferohet në Real Madrid.
Neymar kishte paraqitje fantastike në fitoren 7:1 ndaj Celtic në Ligën e Kampionëve, duke shënuar dy gola dhe asistuar një.
Por, kjo lumturi e brazilianit u shua vetëm disa minuta pas ndeshjes, kur lojtari ishte në zonën miks dhe po jepte intervistë për media.
“Real Madrid? Flisni, ju gjithnjë flisni shumë”, tha Neymar dhe u largua i zemëruar.