Për sa i takon pjesës tjetër, pas Real Madrid, Bayern Munich dhe Barcelona-s, gjithë vëmendja ka qenë te Paris Saint-Germain, skuadra që ka thyer rekordin e golave ntë shënuar në fazën me grupe falë Neymar, Mbappe dhe Cavani: 24 gola me një mesatare prej 4.8 golash për ndeshje.
Po italianet? “Big”-ët që dominojnë Serinë A e kanë shtyrë çështjen e kualifikimit në 90 minutat e fundit, që do të luhen pas dy javëve. Juventus do të duhet të fitojë me çdo kusht në fushën e Olympiakos (i eliminuar) për të shmangur rrezikun Sporting; Roma-s do t’i mjaftojë edhe një barazim kundër Qarabag, ndërsa Napoli duhet të fitojë ndaj Feyenoord dhe të shpresojë që City të mundë Shakhtar.
Përveç fitores bindëse të marrë kundër Shakhtar, Napoli mund të gëzohet edhe për faktin se janë të përfaqësuar në “Top11” e javës së pestë të Champions League me një lojtar. Bëhet fjalë për Raul Albiol, i cili është një nga yjet e formacionit 3-4-3. Ai është pozicionuar në krah të Lang (Basel) dhe Nacho (Real Madrid). Në mesfushë, me Hazard dhe Willian (Chelsea), janë Verratti (PSG) dhe Tolisso (Bayern). Sulmi i frikshëm është i përbërë nga Neymar (PSG), Ronaldo (Real) dhe Firmino (Liverpool).